LAJME

Artikull

Protesta kundër betimit të ardhshëm të gjyqtarëve të rinj kushtetues

Enjte, 25 Janar 2024, 07:49

Protesta kundër betimit të ardhshëm të gjyqtarëve të rinj kushtetues

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nën titullin "Gjykata Kushtetuese në rrethim! Të mbrojmë ligjin dhe demokracinë!" nisma "Drejtësia për të gjithë" mbajti një protestë në sheshin “Nezavisimost” (“Pavarësia”) në Sofje kundër gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur nga parlamenti Desisllava Atanasova dhe Borisllav Bellazellkov. “Ne po protestojmë sot sepse gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues do të bëjnë betimin të premten”, tha kryetari i iniciativës Velisllav Veliçkov. Ai i cilësoi zgjedhjet si skandaloze dhe të mbrapshta dhe u bëri thirrje të sapo zgjedhurve që të shtyjnë betimin e tyre derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për këtë çështje. Presidenti dhe opozita parlamentare apeluan në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së gjyqtarëve të rinj.
Gjykata Kushtetuese hapi çështjen me kërkesë të deputetëve të “Vëzrazhdane”, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe Partisë Socialiste Bullgare (BSP) kundër zgjedhjes së gjyqtarëve nga kuota e parlamentit. Raportues në këtë rast është gjyqtari Konstantin Pençev, i cili është edhe raportues në rastin tjetër për padinë e presidentit.