Artikull
Zgjodhën gjyqtarin e ri bullgar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Enjte 25 Janar 2024 08:14
Enjte, 25 Janar 2024, 08:14
Diana Kovaçeva
FOTO: ombudsman.bg
Madhësia e shkronjave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) zgjodhi Avokatin e Popullit të Bullgarisë, Diana Kovaçeva, gjyqtare bullgare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Mandati i magjistratit në Strasburg është 9 vjet. Për të në raundin e dytë votuan 115 deputetë të APKE-së. Gjyqtarja Galja Vëllkova doli në vendin e dytë me 73 vota, megjithëse u mbështet nga komisioni i posaçëm përzgjedhës. Dragomir Jordanov mori 13 vota. Në qershor 2023, Kovaçeva, Vëllkova dhe Jordanov dhe një listë me 7 kandidatë të tjerë rezervë u renditën si gjyqtarë bullgarë në Strasburg nga një komision i posaçëm në Sofje. Mandati i Jonko Grozevit, i cili aktualisht është gjyqtar bullgar, skadon më 12 prill.
Publikoi / Publikuan: БНР екип