LAJME

Artikull

Këshilli Bashkiak Metropolitan nuk zgjodhi sërish kryetar

Enjte, 25 Janar 2024, 13:06

Këshilli Bashkiak Metropolitan nuk zgjodhi sërish kryetar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Për të shtatën herë, Këshilli Bashkiak Metropolitan nuk arriti të zgjidhte kryetarin e tij. Në balotazh, kandidati Po e vazhdojmë ndryshimin /PP-DB/ - "Shpëto Sofjen" Cvetomir Petrov mori 26 vota, dhe ai i "BSP për Bullgarinë" Diana Tonova - 9. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev propozoi që këshilltarët komunalë të takohen në një mbledhje urgjente dhe të gjejnë një formulë të suksesshme kështu qe parlamenti i qytetit të fillojë së funksionuari. "Shpresoj që të jemi të mençur sot dhe të mund të arrijmë në një vendim të arsyeshëm," tha ai.