TURIZËM

Artikull

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

Shtunë, 27 Janar 2024, 07:10

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

FOTO: facebook.com/vitoshaski

Madhësia e shkronjave

Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30 leva për nxënësit, studentët, pensionistët dhe 5 leva për fëmijët deri në 12 vjeç.
Skiimi natën do të shërbehet nga lifti "Vitoshko Llale 1" me orar pune nga ora 18:30 deri në 22:00. Mundësia e zbritjeve të natës varet nga kushtet e motit, kështu që skiatorët këshillohen të ndjekin informacionin në faqen e internetit https://vitoshaski.com/.
Në pistën "Vitoshko Llale 1" arrihet me makinë. Ofrohet parkim falas për skiatorët. Por nuk ka dhoma ndërrimi për ski/snowboard në vend dhe nuk ka ekipe sportive me qira. Teleferiku "Simeonovo" është në riparim emergjent dhe për momentin qëndron i mbyllur.
Lexoni më tepër:
Dimri i vonshëm hapi sezonin e skive edhe në malin VitoshaFoto:facebook.com/vitoshaski
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип