HISTORI

Artikull

Shikoni këto pamje të jashtëzakonshme të kalasë mesjetare të Asara në Rodopet Lindore

Shtunë, 27 Janar 2024, 09:50

Shikoni këto pamje të jashtëzakonshme të kalasë mesjetare të Asara në Rodopet Lindore

FOTO: screenshot

Madhësia e shkronjave

Bashkia e Momçillgradit publikoi pamje unike që shkaktuan interes të madh në rrjetet sociale. Videoja e xhiruar nga një dron paraqet një pamje nga lart e kështjellës misterioze mesjetare të Asara, që ndodhet në zonën e fshatit Ralica në malin е Rodopeve.

FOTO: Tencho Petkov Photography

Mbetjet e kalasë datojnë nga shekulli XI-XII. Ata ngrihen mbi një vend të shenjtë shkëmbor parahistorik me një varr. Një altar trapezoid është gdhendur në territorin e kalasë. Ende mund të shihen rrënojat e dy kullave të mëdha, të cilat dikur janë lidhur njëra tjetrën me një kalim të prerë në shkëmbinj. Në njërën kullë ka gjurmë të dhomave të banimit dhe të një kishe. Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu medaljone prej kockash, të cilat kanë qenë elemente të një ikone të zbukuruar me ar.
Shihni videon:
Sipas studimeve, një nga përpjekjet e para për nxjerrjen e mineralit në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik është kryer pikërisht në Rodopet Lindore. Në rajonin e fshatit të afërt Zvezdell, u zbuluan galeri mineralesh të ngjashme me ato në rrëzë të malit Asara. Nga maja, ku janë shpërndarë mbetjet e kështjellës së dikurshme, zbulohet një pamje e mrekullueshme e Rodopeve Lindore dhe majës së tyre më të lartë "Kodra e Pjerrët" me një lartësi prej 960 m.

FOTO: Tencho Petkov Photography

Ujëvara Bojallëk ndodhet pranë kalasë Asara. Lartësia e saj është rreth 25 metra. Në kanionin që formohet pas ujëvarës vërehen shkëmbinj jashtëzakonisht interesantë.
Kalaja Asar në komunën e Momçillgradit nuk është e vetmja kala në Bullgari që e mban këtë emër. Fjala "asar" vjen nga emri arabo-turk "hisar", "hisarllëk", ose në përkthim - fortesë, fortifikim, grumbull guri. Prandaj në trojet tona ka shumë kala me këto emra.

Гледка от тракийска крепост Асара

FOTO: Tencho Petkov Photography

Lexoni më shumë:
Autori i videos: Tencho Petkov Photography
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva