Artikull
Bullgarët në Londër krijuan një "Përmbledhje historike të matematikës" bazuar në idenë e Hristo Botev
Dielë 28 Janar 2024 07:15
Dielë, 28 Janar 2024, 07:15
FOTO: 24may.bg
Madhësia e shkronjave
Një grup bullgarësh patriotë në Londër botoi një "Përmbledhje historike të matematikës". Nismëtarët thonë se janë frymëzuar nga ideja e Hristo Botevit, e cila megjithatë nuk e pa dritën e diellit për një sërë arsyesh. Teksti shkollor u prezantua në ambasadën bullgare në Londër dhe ditë më parë autorët e rinj, të bashkuar nga dashuria e tyre e vërtetë për Bullgarinë, themeluan shoqatën e tyre "Testament".
Ideja për koleksionin lindi krejt rastësisht. Një ditë, të rinjtë që jetojnë në kryeqytetin britanik u bie në dorë një artikull për Hristo Botevin, i cili tregon për planin e tij për të hartuar problema matematikore me fakte nga historia bullgare. Ky libër i ri ndihmës do të jetë dhuratë për fëmijët bullgarë në shkollat e së dielës jashtë vendit.
Mes hartuesve të koleksionit ka edhe historianë bullgarë. Njëri prej tyre është Prof. Andrej Andreev nga Universiteti Veliko Tërnovo. "Këtu përdoret një metodë nga Rilindja jonë. Qëllimi është të stimulohet interesi jo vetëm për matematikën, por edhe për të kaluarën e Bullgarisë", thotë Prof. Andreev për BNR-"Horizonz" dhe shtoi: "Ne kemi bërë shumë përpjekje, kemi pasur dhe mosmarrëveshje. Ne u përpoqëm të japim besueshmëri historike. Bullgarët jashtë i bashkon dashuria dhe interesimi për gjithçka bullgare - histori, kulturë dhe gjendja aktuale. Ata ua përcjellin edhe fëmijëve të vet. Gjithçka është vullnetare.".
Foto: 24may.bgPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип