Artikull
Po vazhdon puna për hyrjen e vendit në Eurozonë në vitin 2025
Hënë 29 Janar 2024 08:36
Hënë, 29 Janar 2024, 08:36
Asen Vasilev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Asen Vasilev tha për Nova TV se Parlamenti do të vendos nëse ai do të jetë zëvendëskryeministër pas rotacionit të kryeministrave në qeveri, por ai theksoi se do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Financave. Vasilev shpjegoi se nuk ka skandal me shitjen e pasurisë së tij, por ka provë të dëmtohet reputacioni i tij, gjë për të cilën ka paditur autorët e publikimeve. Sipas ministrit bëhet fjalë për një sërë sulmesh personale ndaj tij. Ato kanë nisur para Krishtlindjeve me rastin e zbatimit të buxhetit të shtetit, por tashmë kanë kaluar në “spektrin e verdhë”. Vasilev shtoi se firma lobuese e punësuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" ka për qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit bullgar dhe kjo u bë publike dhe transparente. Ministri premtoi se në aspektin financiar viti 2024 do të jetë i mbarë për qytetarët dhe do të vazhdojë puna për hyrjen e vendit në Eurozonë më 1 janar 2025.
Publikoi / Publikuan: БНР екип