Artikull
Një forum informacioni i BE-së mbi investimet në inovacion po mbahet në Sofje
Hënë 29 Janar 2024 09:49
Hënë, 29 Janar 2024, 09:49
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ne e shikojmë Ballkanin si një rajon konkurrues me vendet perëndimore, Kinën dhe SHBA-në. Disa do ta kishin konsideruar këtë një shaka 10 vjet më parë, por tani është një qëllim i arritshëm. Këtë e tha kryeministri Nikollaj Denkov në fjalën e mirëseardhjes në Ditën e Informimit që po mbahet në Sofje për financimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit të teknologjisë së lartë në BE.
"Evropa është e fortë kur të gjitha rajonet e saj janë të forta", shtoi Denkov dhe kujtoi se 10 vjet më parë më pak se 10% e fëmijëve bullgarë e dinin se çfarë ishte sipërmarrja, por sot ka shumë më tepër.
“Ne kemi ide, kemi talente dhe dita e sotme synon t'ju japë çelësat për të shpalosur këtë potencial”, tha në forum Komisionerja Evropiane për Inovacion, Iljiana Ivanova. Ajo theksoi se në kuadër të programit të BE-së për inovacion "Horizont" Bullgaria ka absorbuar mbi 108 milionë euro.
Publikoi / Publikuan: БНР екип