Artikull
Greqia mbështet anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen
Hënë 29 Janar 2024 13:45
Hënë, 29 Janar 2024, 13:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë pritet më 1 janar 2025, theksoi ministri i Financave Asen Vasilev në një konferencë pas takimit me homologun e tij grek Stavros Papastavrou. Të dy theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se të dy vendet po punojnë për një lidhje edhe më të mirë.
“Greqia e mbështet Bullgarinë si për anëtarësimin e plotë në Shengen, që nënkupton hapjen e kufijve tokësorë dhe lehtësimin e trafikut në të gjithë kufijtë tokësorë, ashtu edhe për anëtarësimin tonë në Eurozonë nga 1 janari 2025”, vuri në dukje Vasilev. “Greqia dhe Bullgaria jo vetëm kanë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore, por janë shtylla sigurie në një mjedis shumë të pasigurt”, theksoi mysafiri grek. Informatat janë nga reporterja Marta Mlladenova.
Publikoi / Publikuan: БНР екип