Artikull
110 vjet nga lindja e këngëtarit të madh popullor Boris Mashallov
Martë 30 Janar 2024 04:05
Martë, 30 Janar 2024, 04:05
Boris Mashallov
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Sot festojmë 110 vjetorin e lindjes së këngëtarit të madh popullor bullgar Boris Mashallov, i njohur për interpretimet e tij kryesisht të këngëve nga krahina folklorike veriore. Ai ka lindur në qytetin Sevlievo, Bullgari Qendrore, në vitin 1914 dhe 25 nga 48 vitet e jetës së tij ia ka kushtuar këngës. Rruga e tij muzikore është e lidhur ngushtë me Radion Kombëtare Bullgare (BNR).
Ndërsa Boris Mashallov ishte shumë i ri, talentin e tij e vuri re drejtori i atëhershëm i Radio Sofjes - Sirak Skitnik. Kështu, që nga viti 1937, zëri i Boris Mashallovoit filloi të tingëllojë në valët bullgare.
BNR është prodhuesi i një sërë regjistrimesh të tij. Vetë Boris Mashallov është i njohur edhe si koleksionist i këngëve popullore bullgare.
Më shumë hollësi për këngëtarin e madh bullgar mund të lexoni në publikimin "100 vjet nga lindja e këngëtarit popullor Boris Mashallov" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип