Artikull
Për herë të parë në SHBA u prezantua përkthimi në anglisht i "Rasti Xhem" të Vera Mutafçievës
Martë 30 Janar 2024 11:10
Martë, 30 Janar 2024, 11:10
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork
Madhësia e shkronjave
Përpara një salle pritjeje të mbushur plot me njohës të letërsisë në librarinë e njohur Rizzoli në Nju Jork, laureatja e Booker Angela Rodel prezantoi përkthimin e saj të romanit “Rasti Xhem”, një nga veprat më të njohura të Vera Mutafçievës.
Konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Nju Jork, Angell Angellov, mori pjesë në prezantimin dhe diskutimin pasues. Misioni ynë diplomatik u dha të ftuarve mundësinë të shijojnë verën cilësore bullgare.
Në prag të ngjarjes, Georgi Gospodinov, me të cilin Angela Rodel ndan “Booker” për romanin “Strehim kohe”, shkroi në profilin e tij në Facebook: “E megjithatë dyert hapen... Dhe kjo është rruga e natyrshme”.
FOTO: Генерално консулство Ню Йорк
Angela Rodel do të prezantojë përkthimin në anglisht të romanit "Rasti Xhem" në disa vende të tjera në SHBA - në Universitetin Kolumbia, në Jeil, Boston, Minneapolis, Çikago dhe Uashington, në qarkun e Kolumbias, njofton Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork.
FOTO: Генерално консулство Ню Йорк
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип