LAJME

Artikull

Kompania shtetërore e qumështit “LB Bulgaricum” nuk do të privatizohet

Martë, 30 Janar 2024, 14:20

Kompania shtetërore e qumështit “LB Bulgaricum” nuk do të privatizohet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kompania e vetme shtetërore në sektorin e përpunimit të qumështit, “LB Bulgaricum”, po punon sërish me kapacitet maksimal dhe me qumësht 100% bullgar. Kështu ka bërë të ditur ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov, i cili vizitoi ndërmarrjen në Vidin. Ai ishte i bindur se kompania nuk do të privatizohej. Prioriteti i shtetit do të jetë rinovimi i gjithë fabrikës dhe tërheqja e të rinjve në punë. Sipas Bogdanov, menaxhmenti i mëparshëm i kompanisë ka marrë vendime joefikase, të cilat kanë sjellë humbje të mëdha për kompaninë dhe në muajt e fundit ajo ka punuar me 60% të kapacitetit të saj prodhues. Falë bashkëpunimit me kompaninë japoneze "Mejxhi", qendra shkencore e "LB Bulgaricum" do të vazhdojë punën e saj.