Enjte 1 Shkurt 2024 14:16
Enjte, 1 Shkurt 2024, 14:16
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Helikopteri i parë bullgar për ndihmë mjekësore urgjente nga ajri ndodhet tashmë në vendin tonë. Ai ka mbërritur sot në bazën ajrore “Policia Kufitare” në Sofje, pasi ka fluturuar më 31 janar nga Italia.
Sipas kontratës me prodhuesin italian, Bullgaria duhet të blejë gjashtë helikopterë, dhe ka buxhet të siguruar për edhe dy të tjerë. Kështu, numri i përgjithshëm i helikopterëve në kuadër të projektit do të jetë tetë. Bullgaria ishte i vetmi vend në BE që nuk kishte një helikopter mjekësor.
Publikoi / Publikuan: БНР екип