Artikull
Bujqit po përgatiten për protesta, kërkojnë ndihmë shtetërore
Premte 2 Shkurt 2024 09:00
Premte, 2 Shkurt 2024, 09:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dhoma Agrare Bullgare paralajmëroi për veprime efektive proteste që nga 6 shkurti, nëse deri në fund të kësaj jave nuk mbahet mbledhja e dakorduar me pushtetin ekzekutiv, në të cilën të pranohen kërkesat e fermerëve për ndihmë shtetërore, njoftuan nga Dhoma. Bordi drejtues i dhomës miratoi një deklaratë se sfidat dhe problemet serioze me të cilat përballet sektori i bujqësisë do t'i nxisin bujqit në rrugë në të gjitha anët e vendit dhe e vetmja mënyrë që ata të shkojnë në shtëpi është përmbushja e kërkesave të tyre. Pas takimit të mbajtur më 30 janar 2024 me kryeministrin Nikollaj Denkov, ministrin e Bujqësisë Kirill Vëtev dhe zëvendësministrat e bujqësisë dhe financave, u bë e qartë se autoriteteve u duhet kohë për të vendosur nëse mund të përmbushin kërkesat në paketën e masave, dërguar nga Dhoma dhe Shoqata Kombëtare e Kultivuesve të Drithërave.
Publikoi / Publikuan: БНР екип