LAJME

Artikull

Detarët bullgarë të rrëmbyer në Jemen janë mirë, mbahen në tokë

Premte, 2 Shkurt 2024, 09:31

Detarët bullgarë të rrëmbyer në Jemen janë mirë, mbahen në tokë

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Detarët bullgarë të kapur nga hutët jemenas nuk janë në bordin e "Galaxy Leader". Këtë e bëri të ditur për “Nova TV” ambasadori në Bullgari i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, Ahmed Shamar. Tani anija është kthyer nga hutët në një atraksion turistik. “Galaxy Leader” u rrëmbye 2 muaj më parë. Që atëherë, rebelët kanë sulmuar 36 anije tregtare pranë brigjeve të Jemenit në shenjë mbështetjeje për palestinezët. Diplomati nuk parashikoi se kur dhe në këmbim të çfarë bullgarët do të kthehen në vend. “Kemi informacion, me të cilin disponojnë edhe autoritetet bullgare se ata janë mirë, po trajtohen mirë dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Por ne nuk e dimë saktësisht se ku i mbajnë. Për mua, zgjidhja është presioni serioz dhe efektiv i BE-së mbi hutët. Nuk ka rrugë tjetër”, tha diplomati jemenas.