Artikull
Kreyeministri Nikollaj Denkov: Të dielën do të prezantojmë masat në ndihmë të fermerëve
Premte 2 Shkurt 2024 12:06
Premte, 2 Shkurt 2024, 12:06
Kryeministri Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Nikollaj Denkov tha se do të takohet me përfaqësuesit e prodhuesve bujqësorë të dielën në përgjigje të kërcënimit të tyre për protestë nëse nuk pranohen kërkesat për ndihmë shtetërore.
“Shteti është në kërkim të një opsioni për të ndihmuar fermerët me rastin e protestave të tyre, të cilat janë në të gjithë Bashkimin Europian”, tha Kryeministri në Kuvend. Sipas tij, në buxhetin e këtij viti për këtë sektor janë parashikuar edhe 500 milionë leva shtesë (255,8 mln euro).
Sipas Nikollaj Denkov, disa nga shqetësimet e fermerëve janë të arsyeshme, ky është shkaku se pse BE po shqyrton heqjen e disa kërkesave ekologjike.
Në takimin në fjalë me fermerët, kryeministri është angazhuar të prezantojë masat që qeveria mund të sigurojë gjatë vitit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип