KULTURË

Artikull

"Së bashku për një kohë të shkurtër" - një ekspozitë për brezin Y në Bullgari

Shtunë, 3 Shkurt 2024, 07:05

Foto: facebook.com/gallerysynthesis.bg

Foto: facebook.com/gallerysynthesis.bg

Madhësia e shkronjave

Deri më 2 prill, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit mund të njihen me një ekspozitë kurioze. Galeria "Sinteziz" prezanton librin me fotografi të fotografit të ri dokumentar Denisllav Stoev me titullin "Së bashku për një kohë të shkurtër". Në periudhën ndërmjet viteve 2010 dhe 2016, që përkon me vitet e tij të fundit në shkollën e mesme në qytetin Jamboll dhe fillimin e studimeve në Sofje, Denisllav ka fotografuar miqtë dhe njerëzit e tij të afërt, duke krijuar një lloj portreti të brezit të tij.

FOTO: facebook.com/gallerysynthesis.bg

Brezi Y u përket të gjithë njerëzve të lindur midis mesit të viteve 1980 dhe fundit të viteve 1990. "Ne nuk jetuam komunizmin dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk jemi aq rebelë sa ata që u rritën para nesh. Jemi më pak introvertë dhe të fiksuar pas rrjeteve sociale sesa brezi pas nesh, por i mbrojmë zonat tona të komfortit. Ky është kalimi ynë nga fëmijëria drejt pjekurisë, i cili përkoi edhe me fundin e pasigurt të tranzicionit bullgar”, thotë Denisllav Stojçev.

FOTO: facebook.com/gallerysynthesis.bg

Ekspozita në galerinë e Sofjes "Sinteziz" përfshin edhe një program shoqërues, duke përfshirë shfaqje teatro-fotografike me tekste autori, takim-bisedë me autorin, shfaqjen e filmit “Projekti BABA” etj.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: facebook.com/gallerysynthesis.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип