TURIZËM

Artikull

Fluks i skiatorëve në vendpushimin dimëror Maljovica

Dielë, 4 Shkurt 2024, 06:05

Fluks i skiatorëve në vendpushimin dimëror Maljovica

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në qendrën e skijimit në Maljovica për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për pushime, raporton gazeta “24 Çasa”. Për shkak të kushteve të shkëlqyera për sportet e borës, gjatë fundjavës së fundit të janarit, resorti mirëpriti një numër rekord skiatorësh.

FOTO: БТА

Pak ditë më parë nisi skijimi i parë i natës në sezon. Fluksi në pistën e ndezur të Maljovicës është i madh. Arsyeja - është më e qetë në mbrëmje, dhe mali në dritën e hënës është unik, thotë menaxhmenti i kompleksit. Mysafirët janë befasuar këndshëm nga çmimet e ulëta, shkruan “24 Çasa”. Rajoni është një destinacion i preferuar edhe nga alpinistët.

FOTO: БГНЕС

Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BGNES, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva