LAJME

Artikull

Bujqit janë gati për protesta

Hënë, 5 Shkurt 2024, 07:44

Bujqit  janë gati për protesta

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ende nuk ka një vendim nga organizatat e degëve në bujqësi nëse do të ketë një protestë kombëtare të prodhuesve bujqësorë, njofton BNT. Kanë për t’u zhvilluar mbledhjet e asociacioneve për të diskutuar atë që u arrit të dielën në një takim me kryeministrin. Para BNT bashkëkryetari i një prej shoqatave të mbarështimit të kafshëve Simeon Karakolev, u shpreh, se në bisedimet qeveria mbuloi 90% të kërkesave të tyre financiare. Pushtetarët premtuan se do të ndajnë 150 milionë leva (75 milionë euro) për mbarështuesit e bagëtive, përpunuesit e qumështit dhe prodhuesit e frutave dhe perimeve. Megjithatë, kryeministri Denkov nuk caktkoi shuma specifike dhe prodhuesit do të duhet të dëshmojnë se janë në humbje.