Artikull
71.5 për qind e bullgarëve e përkufizojnë veten si të krishterë, myslimanët janë 10.8 për qind
Hënë 5 Shkurt 2024 08:38
Hënë, 5 Shkurt 2024, 08:38
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Më shumë se 4.2 milionë njerëz ose 71.5 për qind e bullgarëve e përkufizojnë veten si të krishterë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Prej tyre, 4 milionë janë ortodoksë lindorë, afro 70 mijë janë protestantë, rreth 39 mijë janë katolikë dhe 5 mijë janë të besimit apostolik armen.
Myslimanët në vendin tonë numërojnë mbi 638 mijë ose 10.8 për qind të popullsisë, 1736 persona i përkasin besimit hebre dhe 6451 janë besimtarë të feve të tjera.
Shtatë ditët e para të shkurtit janë caktuar me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si Java Botërore e Harmonisë Ndërfetare. Qëllimi është të promovojë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe dialogun ndërfetar, si dhe ruajtjen e paqes botërore.