LAJME

Artikull

Kërkime dhe kontrolle të Drejtorisë Kryesore për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar për shkak të spiunazhit në favor të Rusisë

Hënë, 5 Shkurt 2024, 12:19

Kërkime dhe kontrolle të Drejtorisë Kryesore për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar për shkak të spiunazhit në favor të Rusisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Një operacion i specializuar është duke u zhvilluar në godinën e Drejtorisë kryesore për Luftimin e kundër Kriminalitetit të Organizuar pas raportimit për aktivitet spiunazhi, e informuan Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) nga prokuroria. Bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u ka dërguar informacione në mënyrë elektronike personave të lidhur me Rusinë.
Sipas një burimi të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), bëhet fjalë për një grua që i ka eksportuar informacione të klasifikuara një ish-punonjëse të Ambasadës ruse në vendin tonë, e cila është shpallur persona non grata.
Veprimtaritë hetimore vijojnë me kontrollet në adresa të ndryshme. Ndërkohë, Nova TV raportoi se një aksion me akuzën e spiunazhit ka nisur edhe në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare.
Ndërkohë, në Plovdiv, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zhivko Kocev, konfirmoi informacionin për një spiun të ndaluar në sistemin e MPB-së.Sipas tij, punonjësi ka qenë në vëzhgim prej disa muajsh.

Publikoi / Publikuan: БНР екип