Martë 6 Shkurt 2024 06:40
Martë, 6 Shkurt 2024, 06:40
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
“Në ritëm” – kështu titullohet kënga e re e Miglena Danovës. Ajo u dashurua me muzikën që në fëmijëri dhe po jeton me të, por e realizoi përvojën e saj të parë krijuese që gjatë pandemisë. "Në ritëm" është një këngë me tekst të saj, ndërsa muzikën Miglena e ka krijuar së bashku me Ico Ljubenov. Për aranzhimin e këngës, ajo iu drejtua Mihaill Josifovit. Në regjistrim morën pjesë edhe muzikantë të tjerë të preferuar si Milen Kukosharov - piano dhe Ivan Jordanov - saksofon. Kënga na nxit të kërcejmë dhe të jemi “në ritëm”.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип