Artikull
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare prezanton sekretet e tamburasë
Mërkurë 7 Shkurt 2024 06:35
Mërkurë, 7 Shkurt 2024, 06:35
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Një festë e vërtetë i pret adhuruesit e folklorit bullgar më 8 shkurt , kur Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov do të prezantojë edicionin e katërt të projektit "Sekretet e veglave popullore bullgare". Këtë herë koncerti i kushtohet "Artit të tamburasë". Pesë breza muzikantësh nga kënde të ndryshme të Bullgarisë do të jenë në skenë në Studion e Parë të BNR-së. Programi do të përfshijë një repertor të njohur dhe të rrallë të interpretuar.
FOTO: facebook.com/BNR.FolkOrchestra
"Sekretet e veglave muzikore bullgare" është një projekt muzikor dhe edukativ i ansamblit, i cili synon të mbajë të gjallë kujtimin e historisë së instrumenteve tradicionale bullgare dhe ekzekutuesve më të mirë dje dhe sot. Pjesët e përfshira në koncertin e 8 shkurtit tregojnë qartë stilet e ndryshme të të luajturit në tambura.
Një nga kompozimet e bukura që do të tingëllojë në studion e parë të BNR-së më 8 shkurt është “Rëçenica” – një valle tipike bullgare. Ekzekutimi është i autorit të saj Petër Millanov dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR me dirigjent Dimitër Hristov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova