Artikull
Kush duhet të zërë postin e ministrit të jashtëm ndan partnerët qeverisës
Mërkurë 7 Shkurt 2024 09:05
Mërkurë, 7 Shkurt 2024, 09:05
Kirill Petkov (majtas) dhe Deljan Dobrev (djathtas)
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov deklaroi se gjatë rotacionit të ardhshëm në kabinet, Maria Gabriel, e cila pritet të zëvendësojë Nikollaj Denkov si kryeministër, nuk duhet ta mbajë postin e saj si ministre e jashtme.
“Nuk ka asnjë qartësi për kabinetin pas rotacionit, e vetmja gjë e rënë dakord paraprakisht - që Nikollaj Denkov të jetë ministër i arsimit, nuk u respektua nga PP", tha deputeti i GERB-SDS Deljan Dobrev për Nova TV. Sipas tij, kryeministri aktual ka dhënë ultimatum për t'u bërë ministër i jashtëm pas rotacionit. Profili i Maria Gabriel sugjeron që ajo të mbajë postin e saj të ministres së jashtme sepse ka përvojë në këtë fushë, beson Dobrev.
Publikoi / Publikuan: БНР екип