Artikull
Bukuria dhe emocioni i ngjyrave në ekspozitën e re të piktores Petja Ilieva
Mërkurë 7 Shkurt 2024 13:55
Mërkurë, 7 Shkurt 2024, 13:55
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
36 piktura të krijueses Petja Ilieva shkëlqejnë në Sallën e Mermerit të Kuvendit Popullor. Ekspozita e titulluar "Ngjyra dhe energji" i çon vizitorët në cepa të ndryshme të botës dhe shpalos emocionet e gëzuara shumëngjyrëshe të krijueses së talentuar bullgare.
FOTO: Десислава Семковска
Dhe megjithëse Petja Ilieva njihet më shumë si një piktore që ia prezanton botës Bullgarinë me motivet e saj folklorike dhe me iniciativat e saj për të bashkuar popuj të ndryshëm, sot, në kufirin mes dimrit dhe pranverës, ajo vendosi të ngrejë shpirtin e njerëzve në mënyrë që ata të ndjente energjinë jetëdhënëse të ngjyrave dhe të artit, duke rikrijuar në mënyrë piktoreske-dekorative natyrën që po zgjohet dhe gjërat e krijuara nga njeriu në harmoni me natyrën.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип