Artikull
Për herë të parë Bullgaria merr pjesë në Panairin e Librit në Londër
Enjte 8 Shkurt 2024 07:01
Enjte, 8 Shkurt 2024, 07:01
FOTO: Instituti Kulturor Bullgar në Londër
Madhësia e shkronjave
"Një arritje e re për letërsinë bullgare dhe kulturën bullgare!" – Kështu Instituti Bullgar i Kulturës në Londër e bëri të ditur lajmin për pjesëmarrjen e vendit tonë në Panairin e Librit në Londër 2024 (London Book Fair 2024).Ekspozita, në të cilën vendi ynë do të marrë pjesë për herë të parë me stendën e vet, krahas shtëpive botuese më të autoritetshme nga e gjithë bota, është e dyta më e madhe në botë, pas asaj në Nju Jorkut.
Stenda me literaturë bullgare, me numër 2C20, do të ofrohet për nevojat e botuesve bullgarë të librave dhe agjencive letrare, ku ata do të mund të organizojnë takimet e tyre biznes dhe të krijojnë kontakte, njofton instituti ynë kulturor në kryeqytetin britanik. Do të ketë edhe një stendë speciale ku vizitorët do të njihen me shkrimtarët bashkëkohorë bullgarë me famë botërore. Programi në stendën tonë do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Instituti Bullgar i Kulturës në Londër.
Stenda ka gjithashtu hapësirën e saj në faqen e internetit të Panairit të Librit në Londër 2024 - Bulgarian National Stand.