Artikull
Bletarët nga tetë vende evropiane u mblodhën në qytetin bullgar Pleven
Enjte 8 Shkurt 2024 13:45
Enjte, 8 Shkurt 2024, 13:45
FOTO: pleven.bg
Madhësia e shkronjave
Në Ekspozitën e 21-të Ndërkombëtare “Bletaria” në qytetin Pleven, e cila do të zgjasë deri në fund të javës, marrin pjesë më shumë se njëqind prodhues. Gjatë forumit do të ketë prezantime dhe diskutime për tema aktuale në bletari. Janë ftuar lektorë nga Gjermania, Italia, Polonia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria, të cilët do të prezantojnë përvojën e tyre, risitë teknologjike dhe studime shkencore. Organizatorët theksojnë se kanë përfshirë të gjithë spektrin e industrisë së bletarisë. Përveç centrifugave, koshereve, produkteve të bletëve, kozmetikës, pijeve dhe literaturës shkencore, paleta e pasur përfshin edhe vizatime për fëmijë mbi këtë temë.