LAJME

Artikull

Kryeministri holandez u angazhua të ndihmojë pranimin e Bullgarisë edhe në Shengenin tokësor

Enjte, 8 Shkurt 2024, 14:35

Nikollaj Denkov (majtas) dhe Mark Rjute (djathtas)

Nikollaj Denkov (majtas) dhe Mark Rjute (djathtas)

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

"Nëse do të ishte vendimi im, Bullgaria do të ishte anëtare tokësore e Shengenit tashmë këtë vit". Kështu deklaroi kryeministri holandez Mark Rjute në një konferencë për shtyp në Hagë pas takimit të tij me kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov. Mark Rjute theksoi se vendi ynë është një partner i rëndësishëm në BE për tema serioze, përfshirë migracionin, dhe shprehu kënaqësinë që tashmë është pjesë e Shengenit. Ai u angazhua të ndihmojë pranimin e Bullgarisë edhe nga toka. Lidhur me luftën në Ukrainë, Mark Rjute theksoi kërcënimin e dezinformimit të përdorur nga Rusia për të ndikuar në shoqërinë bullgare. “Kjo tregon se efektet e luftës shtrihen shumë më larg se sa shohim në harta”, theksoi ai.

Publikoi / Publikuan: БНР екип