LAJME

Artikull

Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë referendum kundër euros

Enjte, 8 Shkurt 2024, 16:13

Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë referendum kundër euros

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 49 deputetëve për mbajtjen e një referendumi kombëtar me pyetjen “A jeni dakord që leva bullgare të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?”.
Më herët gjatë ditës së sotme, dhjetëra qytetarë të organizuar nga “Vëzrazhdane”, protestuan para godinës së Gjykatës Kushtetuese dhe bllokuan qarkullimin në zonë.
Kreu i partisë, Kostadin Kostadinov, anulimin e referendumit e cilësoi si “krim të paprecedentë”, duke nëpërkëmbur vullnetin e 604 mijë bullgarëve. Ai shtoi se protestat vazhdojnë edhe ditët e shtunë dhe të diele.