LAJME

Artikull

Shoqata të pavarura vunë fillimin e një lëvizje për mbrojtjen e bujqësisë bullgare

Premte, 9 Shkurt 2024, 14:19

Shoqata të pavarura vunë fillimin e një lëvizje për mbrojtjen e bujqësisë bullgare

FOTO: Agrolink

Madhësia e shkronjave

Mbi 140 organizata civile dhe të degëve, shoqata të pavarura dhe media, ekspertë, shkencëtarë, mjekë, avokatë, konsumatorë u bashkuarmnë Lëvizjen “Të mbrojmë tokën dhe ushqimin bullgar”. Këtë e njoftoi për Radio Bullgarinë Svetlla Nikollova, kryetarja e shoqatës “Agrolink”. Ndër themeluesit e lëvizjes janë fermerë, bletarë, mjekë humanë dhe veterinarë dhe personazhe publikë që deklaruan hapur se janë kundër projektit të Komisionit Evropian për OMGJ - Teknika të Reja Gjenomike. Përfaqësuesit e lëvizjes theksuan se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur të drejtën tonë për të zgjedhur farat dhe ushqimin, dinjitetin e shkencës bujqësore bullgare, si dhe të drejtën tonë për të jetuar në natyrë me biodiversitet të pasur natyror - trashëgimia jonë më e vlefshme, si dhe e ardhmja. Më 14 shkurt do të ketë dëgjim të përfaqësuesve të lëvizjes në Kuvendin Popullor, theksoi edhe Svetlla Nikollova.