LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i ngrohtë me vranësira

Premte, 9 Shkurt 2024, 17:15

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: Bozhidar Çollakov

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9, në Sofje 0°. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe do të trashen nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22° në kryeqytet rreth 17°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat e ajrit do të jenë 14-20°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°.
Në male vranësirat do të shtohen dhe do të dendësohen. Do të fryjë erë e fortë, përkohësisht me stuhi nga jugperëndimi, përgjatë kreshtave malore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 12°, në 2000 m deri në 4°.
Ditën e diele mbetet e ngrohtë dhe me vranësira. Në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje më të theksuara në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet.