LAJME

Artikull

Presidenti vuri veton ndaj ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale

Hënë, 12 Shkurt 2024, 12:59

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev vuri veton ndaj kompetencave të rikthyera të plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi qendra për shtyp e kreut të shtetit. “Reforma e shpallur gjerësisht në drejtësi me ndryshimet e fundit në Kushtetutë praktikisht u anulua me dispozitat e miratuara më 1 shkurt në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, që është një shpërfillje e qëllimshme e superioritetit të Kushtetutës”, thuhet në motivin e vetos. Ai kujton se me ndryshimet e fundit në ligjin bazë, Këshilli i Lartë Gjyqësor u nda në dy këshilla - gjyqësor dhe prokurorial dhe kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm u zvogëluan shumë. Radev kundërshton edhe kufizimet për qasjen e të pandehurve në prova gjatë caktimit të paraburgimit të tyre.