SPORT

Artikull

Gabriella Georgieva u kualifikua në gjysmëfinale të 100 metra shpinë në Katar

Hënë, 12 Shkurt 2024, 14:53

Gabriella Georgieva

Gabriella Georgieva

FOTO: bgswim.com

Madhësia e shkronjave

Në Kampionatin Botëror të Notit në Doha (Katar), bullgarja Gabriella Georgieva u kualifikua për në gjysmëfinale të 100 metra shpinë. Në seri, me më të mirën personale në disiplinë - 1:01.65 minuta, atletja 26-vjeçare përfundoi në vendin e 15-të. Kështu ajo u klafikikua për herë të parë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në 100 metra shpinë. Ajo do të notojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale sonte në orën 18:58.
Dy përfaqësuesit e tjerë bullgarë mëngjesin e sotëm, Kalojan Levterov dhe Jordan Jançev, u eliminuan në seri.