Martë 13 Shkurt 2024 04:30
Martë, 13 Shkurt 2024, 04:30
FOTO: npgpf.com
Madhësia e shkronjave
Me rastin e njëqindvjetorit të themelimit të Shkollës së Mesme Profesionale Kombëtare të Poligrafisë dhe Fotografisë në kryeqytet, Lidhja e Artistëve Bullgarë hap një ekspozitë me punime të maturantëve të gjimnazit, njoftoi BTA. Ekspozita mund të shihet nga data 13 deri më 28 shkurt. Shkolla e mesme e Poligrafisë dhe e Fotografisë është e vetmja shkollë në Bullgari për përgatitjen e specialistëve në këto fusha dhe pasardhëse e Shkollës së Mesme të Shtypjes së Librave dhe Arteve Grafike themeluar në vitin 1923. Me kalimin e viteve, shkolla ndryshoi emrin e saj disa herë dhe që nga viti 1998 është Shkolla e Mesme Profesionale Kombëtare e Poligrafisë dhe e Fotografisë. Është ndër 23 shkollat e mesme të artit dhe kulturës pranë Ministrisë së Kulturës, ku nxënësit trajnohen në specialitetet: "Poligrafi", "Fotografi", "Dizajn grafik", "Grafikë kompjuterike", "Animacion kompjuterik" dhe "Shkenca Bibliotekare".