LAJME

Artikull

“Uestinghaus” duhet të shpallë çmimin e reaktorëve të rinj për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Martë, 13 Shkurt 2024, 08:16

“Uestinghaus” duhet të shpallë çmimin e reaktorëve të rinj për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Çmimi i energjisë elektrike nga reaktorët e ardhshëm VII dhe VIII të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” nuk do të kalojë 65 euro për megavat orë, që është përzierja mesatare për çmimin e energjisë elektrike në BE. Vlera e kapaciteteve të reja pritet të jetë deri në 14 miliardë euro për dy njësitë. Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Rumen Radev, pasi me ndihmës sekretarin për çështjet ndërkombëtare në Departamentin Amerikane të Energjisë, Andrju Lijt, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në energjinë bërthamore.  Saktësisht sa do të kushtojnë njësitë e reja do të bëhet e qartë në fund të marsit nga raporti i përgatitur nga kompania amerikane “Uestinghaus”, me reaktorët e së cilës do të funksionojnë kapacitetet e ardhshme. Ministri shtoi se vendimi i qeverisë bullgare është që kontrata të përfshijë "kushte fikse dhe një çmim fiks".