Artikull
Në Uashington prezantuan librin "Rasti Xhem" nga Vera Mutafçieva botuar në gjuhën angleze
Martë 13 Shkurt 2024 08:39
Martë, 13 Shkurt 2024, 08:39
FOTO: facebook.com/EmbassyBGinUSA
Madhësia e shkronjave
Ambasada bullgare në Uashington prezantoi botimin në anglisht të librit "Rasti Xhem" nga Vera Mutafçieva. Romani u prezantua nga Angela Rodel, "përkthimi i së cilës në anglisht i dha jetë të re klasikes historike dhe e solli letërsinë bullgare në skenën botërore", njofton përfaqësia jonë diplomatike në faqen e saj në Facebook.
FOTO: facebook.com/EmbassyBGinUSA
Në bisedën, të cilën e hapi ambasadori Georgi Panajotov, Angela Rodel foli për përgjegjësinë e përcjelljes së frymës së kohës, për kuptimin e fjalëve dhe nuancat. Ajo foli edhe për rrugëtimin e saj personal drejt njohjes së zakoneve dhe traditave bullgare.
FOTO: facebook.com/EmbassyBGinUSA
Në këtë veprimtari ishte e pranishëm edhe autorja Linda Kinstler. Ndër të ftuarit special ishin edhe Robin Brooks, Këshilltar Special i Zëvendës Presidentes Kamala Harris për Evropën, Rusinë, Iniciativat Ndërkombëtare dhe Demokracinë, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, pjesëmarrës në programet e shkëmbimit akademik të Komisionit “Fulbright”, përfaqësues të komunitetit bullgar dhe shumë miq të Bullgarisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип