Artikull
Në Ditën Botërore të Radios – Miro dhe kënga e tij “Radio On”
Martë 13 Shkurt 2024 12:10
Martë, 13 Shkurt 2024, 12:10
FOTO: YouTube /MIRO
Madhësia e shkronjave
Ditën Botërore të Radios e shënojmë me një këngë të interpretuesit Mirosllav Kostadinov, të cilin të gjithë e njohim si Miro - një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur bullgar.
Vetë ai thotë se radio ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e tij. Kur ishte shumë i vogël, ishte gjithmonë pranë radios, e cila e njohu fillimisht me muzikën. Magjia e saj pushtoi tërë jetën e tij dhe përcaktoi rrugën e tij profesionale, e cila i solli dhjetëra çmime, dhe më e rëndësishmja - dashurinë e auditorit.
Në albumin e tij të vitit 2008 "I qetësuar", Miro tregon respektin e tij ndaj radios me këngën e tij prej autori "Radio On".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova