LAJME

Artikull

Ministri i bujqësisë arriti marrëveshje me përfaqësuesit e fermerëve

Martë, 13 Shkurt 2024, 16:08

Ministri i bujqësisë arriti marrëveshje me përfaqësuesit e fermerëve

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Gjatë një takimi në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimve, ministri Kirill Vëtev arriti marrëveshje me organizatat e degëve për kërkesat e tyre, njofton qendra për shtyp e dikasterit. U arrit marrëveshja për kërkesat e bujqve të formuluara në 12 pika dhe do të hartohet një marrëveshje. Nga ana e tyre përfaqësuesit e shoqatave deklaruan se po i ndërpresin protestat deri në nënshkrimin e dokumentit. Parashikohet të krijohen grupe të punës për politikat në bujqësi, në përputhje me hartën klimatiko-tokësore të Bullgarisë, si dhe për analiza dhe rekomandime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027.