SPORT

Artikull

Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në Sofje

Mërkurë, 14 Shkurt 2024, 08:07

Gabriell Marinov

Gabriell Marinov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gabriell Marinov fitoi titullin evropian, kurse Ivan Dimov mbeti me të argjendin në dyluftimin në kategorinë olimpike deri në 61 kilogramë në Kampionatin Kontinental të Peshëngritjes në Sofje. Marinov grumbulloi një dyluftim prej 281 kg. (121+160 kg). Dimov mbeti me një kilogram më pak (130+150). Gjeorgjiani  Shota Mishvelidze zuri vendin e tretë me një dyluftim prej 272 kg. Dimov fitoi lëvizjen e hedhjes me 4 kg. përpara nënkampionit, Marinov ishte i pesti, por në shtytje bëri një kthesë dhe doli në vendin e parë.
Në ditën e dytë të garës evropiane kampion u bë edhe Angell Rusev, ndërsa i treti në kategorinë deri në 55 kg u rendit Xhan Zarkov. Rusev kapërceu dhimbjen e shpatullave për të triumfuar për herë të katërt në Kontinentin e Vjetër. Zarkov çuditërisht luftoi për vendin e tretë. Mes tyre u rendit Romini Shamilishvili nga Gjeorgjia.