Artikull
Vreshtarët e qytetit Strallxha rikrijojnë ritualin e krasitjes së hardhive
Mërkurë 14 Shkurt 2024 09:03
Mërkurë, 14 Shkurt 2024, 09:03
FOTO: facebook.com/straldzha
Madhësia e shkronjave
Vreshtarët dhe prodhuesit e verërave në rajonin e qytetit të Bullgarisë Juglindore Strallxha shënojnë festën e Shën Trifonit në stilin e vjetër më 14 shkurt, njoftoi pushteti vendor. Rituali tradicional i krasitjes së hardhive do të zhvillohet në masivet përreth qytetit, ku do të shpallet edhe “Mbreti i ri Trifon”.
Festimi do të shoqërohet edhe me një konkurs për verën e kuqe dhe të bardhë, pelinin dhe rakinë më të mirë nga rajoni i qytetit të bërë në shtëpi. Pasi të krasiten hardhitë, prodhuesit më të mirë të pijeve prej rrushi në shtëpi do të shpërblehen në një ceremoni zyrtare në qytet.
Në të gjithë vendin shënohet festa e vreshtarëve dhe verëbërësve, ku tradicionalisht krasiten hardhitë dhe organizohen konkurse për verën më të mirë të bërë në shtëpi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип