Artikull
Shërbimet kufitare bullgare raportojnë fluks më të ulët të migrantaëve
Mërkurë 14 Shkurt 2024 14:05
Mërkurë, 14 Shkurt 2024, 14:05
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot janë kthyer në vendet e treta gjithsej 114 shtetas me banim të paligjshëm në territorin e vendit tonë. Sipas Drejtorisë “Migracioni” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur të kthyerit ishin 31 të huaj, u shënua një rritje prej 267 për qind. Nga 1 janari deri më 14 shkurt të këtij viti në Shtëpitë e Specializuara për Akomodim të Përkohshëm të Drejtorisë janë të akomoduar 158 shtetas të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm – për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre ishte 242 persona. Sipas analizës së drejtorisë, kjo është për shkak të zbatimit të suksesshëm të një projekti pilot të Bullgarisë dhe KE për parandalimin e ardhjeve të paligjshme dhe forcimin e menaxhimit të kufirit dhe menaxhimit të migracionit të ndërmarrë në muajt e fundit të vitit 2023. Raportohet gjithashtu një fluks më i dobët migrantësh në vend.