Artikull
Në Kuvendin Popullor u hap një ekspozitë bamirësie kushtuar fëmijëve me autizëm
Mërkurë 14 Shkurt 2024 15:10
Mërkurë, 14 Shkurt 2024, 15:10
Aleksandër Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
"Me dashuri për ngjyrat" e autorit të ri Aleksandër Georgiev është një ekspozitë bamirëse për mbështetjen dhe zhvillimin personal të fëmijëve me autizëm, njoftoi BTA. Në hapjen e saj në Sallën e Mermerit të Kuvendit Popullor, autori u uroi mirëseardhjen të ftuarve në ekspozitë dhe foli për kërkimin e tij të subjekteve të ndryshme dhe rikrijimin e tyre. Aleksandër Georgiev është pasardhës i piktorit të njohur bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri dhe piktorit Nikolla Georgiev Poppetrov. Krijimtaria e tij është e lidhur dhe e përkushtuar kauzën e jetës cilësore të fëmijëve me autizëm në Bullgari, dhe vetë pikturat e tij janë të mbushura me ngjyra të ndezura, forma gjeometrike dhe të stilizuara.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип