Artikull
Bimët gjenomike do të shfrytëzohen në bujqësi vetëm me mbështetjen e shoqërisë
Enjte 15 Shkurt 2024 06:44
Enjte, 15 Shkurt 2024, 06:44
FOTO: freepik.com
Madhësia e shkronjave
Bullgaria u abstenua në votimin e propozimit të Parlamentit Evropian për bimët e marra përmes teknikave të reja gjenomike. Ministria e Bujqësisë vazhdon të zhvillojë diskutime publike dhe konsultime me shkencëtarët, në mënyrë që pozicioni kombëtar të jetë në mbrojtje të interesit shoqëror. Këtë e tha ministri i bujqësisë, Kirill Vëtev, në një diskutim të kësaj çështjeje në komisionin parlamentar për bujqësi. Shoqëria bullgare ende nuk është mjaft e informuar për teknikat e reja gjenomike, tha ministri. "Njerëzit vazhdojnë të ngatërrojnë OMGJ-të me teknikat e reja gjenomike". Ka prova të mjaftueshme shkencore për përfitimet e teknikave të reja gjenomike - beson Vëtev dhe dha një shembull mjekësie, ku më shumë se 7000 sëmundje të pashërueshme deri tani trajtohen me produkte gjenomike dhe nuk ka ankesa për efekte anësore.
Publikoi / Publikuan: БНР екип