Artikull
Parashikimi i motit për 16 shkurtin 2024
Mot me diell në perëndim, ndërsa në lindje me vranësira
Enjte 15 Shkurt 2024 17:15
Enjte, 15 Shkurt 2024, 17:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°, në Sofje deri në minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore. Në pjesën lindore do të mbajë vranësira, vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°, në kryeqytet 11°.
Do të mbajë mot me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi dhe mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin ndërmjet 7 - 9°. Temperatura e ujit të detit është 7 - 8°.
Do të jetë me diell në zonat malore në perëndim. Në pjesën tjetër të masivеve do të mbajë vranësira, vende-vende do të bie borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 7°, në 2000 m deri në minus 1°.
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në drejtim të lindjes do të fryjë erë mesatare veriore, me vranësira por pa reshje. Temperaturat do të mbeten të pandryshuara.