LAJME

Artikull

Kryeministri dhe ministri i jashtëm i Bullgarisë marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mënikut

Premte, 16 Shkurt 2024, 08:17

Maria Gabriel dhe Stefan Sezhurne

Maria Gabriel dhe Stefan Sezhurne

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Franca është një partner dhe aleat strategjik i Bullgarisë, me të cilin ndajmë prioritete të përbashkëta në axhendën ndërkombëtare. Këtë vit do të shënojmë 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike, shkroi ministrja e jashtme Maria Gabriel në Facebook pas një takimi me kolegun e saj francez Stefan Sezhurne. Ajo falënderoi mikpritësit për pritjen e ngrohtë në Paris dhe diskutimin konstruktiv. Ministrat diskutuan udhërrëfyesin e ri midis Bullgarisë dhe Francës, i cili do të përditësojë marrëveshjen e partneritetit strategjik nga viti 2008, nismën "Tri detet", pranimin e Bullgarisë në Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Nga Parisi, Gabriel u nis për në Mënik. Së bashku me kryeministrin Nikollaj Denkov, ata do të takojnë sekretarin e shtetit të SHBA Anëni Blinken dhe do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mënikut.