SPORT

Artikull

Bozhidar Andreev fitoi medaljen e artë evropiane me një rekord

Premte, 16 Shkurt 2024, 10:14

Bozhidar Andreev

Bozhidar Andreev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.