Artikull
Bullgaria është ndër vendet e NATO-së që kanë rritur shpenzimet e tyre për mbrojtjen
Premte 16 Shkurt 2024 10:34
Premte, 16 Shkurt 2024, 10:34
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është ndër 18 vendet e NATO-së që plotësojnë kriteret për ndarjen e 2% të PBB-së për mbrojtjen, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në Bruksel, ku merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-së. "Ne planifikojmë 2% në buxhetin për këtë vit dhe në secilin nga vitet në vijim deri në vitin 2032. Rreth 1/3 e këtij buxheti është për investim në kapacitete të reja, të cilat priten mjaft mirë nga aleatët", theksoi Tagarev. Lidhur me deklaratat e Donald Trump se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte nëse vendet anëtare të NATO-së nuk paguajnë, Tagarev komentoi: “Zoti Trump është në një fushatë zgjedhore dhe qëndrimi i tij është plotësisht i kuptueshëm. Të gjitha vendet e morën një angazhim të tillë në samitin e vitit 2014 dhe fakti që disa nuk e kanë arritur ende këtë 2% është shqetësues.” Nga Brukseli, Tagarev shkoi në Mënik për të marrë pjesë në konferencën vjetore të sigurisë.