Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Moti mbetet pothuajse i pandryshuar, reshjet në lindje ndalojnë
Premte 16 Shkurt 2024 17:15
Premte, 16 Shkurt 2024, 17:15
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 6°. Në lugina dhe ultësira në perëndim deri në minus 3°, në Sofje deri në minus 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe qetësi në pjesën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, në disa raajone me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në kryeqytet 12°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë vranësira, në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 6-8°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°.
Do të jetë me diell në zonat malore në perëndim. Në lindje do të mbajë vranësira, por pothuajse pa reshje. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 7°, në 2000 m - 0°.
Të dielën mbi Bullgarinë Perëndimore vranësira do të rritet dhe vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, pothuajse pa reshje. Temperaturat do të mbeten të pandryshuara.