Artikull
Vrapim kombëtar "Nëpër gjurmët e Levskit" shënon 151 vjet nga vdekja e Apostullit
Shtunë 17 Shkurt 2024 05:00
Shtunë, 17 Shkurt 2024, 05:00
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Komuna e Trojanit pret që këtë të shtunë, më 17 shkurt, mbi 200 pjesëmarrës të marrin pjesë në garën kombëtare “Nëpër gjurmët e Levskit”, kushtuar 151 vjetorit të vdekjes së Apostullit të lirisë bullgare, transmeton BTA. Starti simbolik i vrapimit do të jepet para monumentit të Vasill Levski në Trojan. Pika e fundit e garës është Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses”. Pjesëmarrësit nga i gjithë vendi janë të ndarë në grupmosha, të cilat do të lëvizin në rrugë të ndryshme (3, 10 dhe 12 km), ku kalonte Vasill Levski. Shpërblimi i fituesve do të bëhet përballë Manastirit të Trojanit, ku murgjit do të presin garuesit me çaj të nxehtë dhe do të ketë gosti për të vegjlit.
Edhe këtë vit, përfaqësues nga shkollat ushtarake do të marrin pjesë në këtë vrapim kombëtar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип