Artikull
Kënga "O re e bardhë" tingëllon në një film të ri të Zelandës së Re
Shtunë 17 Shkurt 2024 06:25
Shtunë, 17 Shkurt 2024, 06:25
Ana-Marija
FOTO: Arkiva personale
Madhësia e shkronjave
Një nga këngët më emocionale bullgare "Pa më thuaj, o re e bardhë" u bë pjesë e një filmi në Zelandën e Re. Interpretimi është nga këngëtarja e muzikës popullore Ana-Marija e cila këndon që në moshën 5 vjeçare dhe talenti e ka çuar në vende të mahnitshme si Japonia, Brazili, Koreja, Kuba, Portugalia, Spanja, Franca, Zvicra, Finlanda, Greqia, Rusia, Hungaria, Rumania, Gjermania, Italia, Belgjika, Britania e Madhe, Holanda. Ajo ishte edhe soliste e "Misterit të zërave bullgarë", e ansambleve "Filip Kutev", "Trakia" etj.
Për performancën e këngës këngëtarja pranon se është gjithmonë shumë emocionuese për të, pasi djali dhe familja prej vitesh jetojnë jashtë vendit. Klipi është xhiruar pranë një shtëpie në lagjen Pançarevo të kryeqytetit, ku besohet se gazetari irlandez James Boucher ka qëndruar gjatë vizitave të tij në vendin tonë si korrespondent për Ballkanin për gazeta të ndryshme britanike.
Videon mund ta shihni
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип